-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet ruse lënë miliona ukrainas në errësirë

Kryesoret

Rusia ka nisur sulme të reja ajrore “në shkallë të gjerë” ndaj ndërtesave të energjisë së Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të rrymës në mbarë vendin, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Autoritetet ukrainase thanë se pothuajse 1.5 milion amvisëri në mbarë vendin kanë mbetur pa energji elektrike.

Por, Zelensky tha se shumica e raketave dhe dronëve të Rusisë po rrëzohen, duke ripërsëritur një deklaratë të ushtrisë ukrainase që thoshte se 18 nga 33 raketat e lëshuara nga ajri dhe deti janë rrëzuar më 22 tetor.

“Sigurisht, ne ende nuk kemi aftësi teknike për të parandaluar 100 për qind të gjitha sulmet ruse me raketa dhe dronë. Jam i sigurt që gradualisht ne do të arrijmë ta bëjmë këtë me ndihmën e partnerëve tanë”, tha Zelensky.

Gjatë dy javëve të fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj stacioneve të energjisë së Ukrainës, sistemeve të furnizimeve me ujë dhe infrastrukturë tjetër kyçe.

Sulmet e fundit kanë pasur për cak qytet perëndimore të Hmelnitskit dhe Lutskut, por edhe qytetin Uman në Ukrainën qendrore.

Hmelnitskit, shtëpi e 275.000 banorëve para se të niste lufta, ka mbetur pa energji elektrike, pasi mediat lokale raportuan për disa shpërthime.

Uman po ashtu ka mbetur pa energji, ndërkaq Lutsku ka mbetur pjesërisht pa rrymë pasi disa sulme goditën stacione të energjisë.

Sulmet ajrore po ashtu kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë në Odesa në jug, në Dnipropetrovsk dhe Zaporizhja në juglindje të Ukrainës.

Kompania kombëtare e rrymës, Ukrenergo, u ka bërë thirrje ukrainase që ta kursejnë rrymën./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit