9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania e shpalli ‘non grata’/ Berisha akuzon ambasadorin britanik: Burokrat i korruptuar fund e krye

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar abasadorin anglez Allistar Kingsmith se është i korruptuar.

INTERVISTA:

-Ambasadori britanik këtu, Allistar Kingsmith në mënyrën më korruptive, i’a paraqet këtë qeverisë së tij si argument të lidhjes sime me të.

PYETJA: Pse thoni korruptive? E ka korruptuar qeveria?

Sali Berisha: Një njeri normal këtë nuk mund ta bëjë kurrë. Fatjon Dautin e dëgjova për herë të parë në jetë atë ditë kur shkelmoi derën në PD.

Sigurisht në mënyë korruptive, sepse  është një burokrat i korruptuar, politikisht apo në mënyra të tjera nuk e di, por duhet të dijë ai që po të studiojë në arkivën e tij, Sali Berisha, në raport me krimin e organizuar, ka patur një luftë të suksesshme të qeverisë ndaj krimit të organizuar në Britaninë e Madhe, falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare.

Për këto, Sali Berisha është falenderuar, këtu ka ardhur ish drejtori i Përgjithshëm i SOCA. Nëse nuk të verbon sytë korrupsioni politik apo tjetri dhe merr vetë të dhënat statistikore të denoncimit të krimit të organizuar, Sali Berisha gjatë viteve në opozitë, është njeriu që ka denoncuar organizatat kriminale në 4 anët e vendit dhe jashtë më shumë se të gjithë politikanët shqiptarë të marrë së bashku.

Të pretendosh se paskam bashkëpunim me organizatat kriminale pse në një gjullurdi një njeri vjen dhe thyen derën, duhet të jesh asgjë më shumë, asgjë më pak, sesa një burokrat i korruptuar fund e krye. Kam besim të plotë tek drejtësia e Mbretërisë së Bashkuara.

PYETJA: Po e ndiqni këtë rrugë?

Sali Berisha: Po sigurisht, po e ndjek, pa diksutim.

PYETJA: Deri në ç’pikë jeni?

Sali Berisha: Në proces është ajo.

PYETJA: Keni depozituar diçka?

Sali Berisha:  Më ka shërbyer shumë kjo, sepse doli që organizata kriminale me të cilin unë jam i lidhur, është Fatjon Dauti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit