-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E mbështolli me perde dhe i lajmëroi gruan, detaje rrëqethëse mbi vdekjen e Bedri Rexhepi 

Kryesoret

Dy të dyshuarit kryesor për vrasjen e biznesmenit nga Shtimja, Bedri Rexhepi janë vëllezërit Vllasaliu, Jetoni e Nexhati.

Sipas dosjes në pjesën e deklaratës së të akuzuarit Jeton Vllasaliu, ai pasi që kreu vrasjen e mori veturën e viktimës dhe e largoi nga shtëpia. Ia mori edhe telefonin, e madje me të do të dërgonte edhe disa mesazhe tek njerëzit me të cilët së fundmi kishte komunikuar viktima. Dy miq të viktimës.

Ai nuk do të kursehej, siç ka deklaruar vet, dhe do ti dërgonte edhe një porosi telefonik edhe gruas së vetë viktimës – mundohej që ta bindte që Bedriu ishte gjallë, e në fakt ai tashmë veçse ishte i vdekur.

Ai i ka thënë prokurorisë më 7 tetor të vitit 2021 se pasi i ka dërguar këto porosi e ka hedh telefonin.

Me po atë gjakftohtësi, pasi e kishte vrarë Bedriun, Jeton Vllasaliu pos që dërgoi porosi me telefonin e tij, e largoi veturën e tij nga vendi i krimit, nuk do të ndalej me kaq.

Do të koordinohej me vëllain e tij. E takoi atë. Ia tregoi rastin. E bindi që të i ndihmonte që ta zhduknin edhe trupin.

Trupin do ta mbështillnin me perdet e shtëpisë. Do ta lidhnin me konop. Qesja e zezë në fytyrë. E vendosën në bagazh. E dërguan te Mali i Madh në Vllasali. Gjithçka ishte e gatshme- kazma e lopata në veturë.

E mashtruan, e torturuan e pastaj e vranë në shtëpi – Insajderi sjell dosjen për rastin e biznesmenit Rexhepi që tronditi Kosovën

Jeton Vllasaliu në dëshminë e tij ka treguar se më vonë do shkonte vëllai i tij, Nexhati për ta përfunduar varrosjen.

Nexhati do të ia vendoste dheun e fundit për të mos u gjetur më për 18 muaj.  E ku vetëm me 30 shtator u gjetën mbetjet mortore./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit