Përfundimisht një 47-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi ushtroi dhunë ndaj njërit prej këtyre të fundit.
Sipas Corriere Della Sera 47-vjeçari pasi e ndaluan të ulej në shkallët “Scalinata di Trinità dei Monti” dhe të bënte foto ka ofenduar policët dhe më pas dhe ka goditur njërin prej tyre.
Shqiptari u arrestua me ndihmën e oficeri sigurie në një dyqan i cili ndërhyri pasi 47-vjeçari po ushtronte dhunë ndaj efektivit.
Para se të dërgohej në zyrë, i arrestuari ka goditur me shkelma edhe makinën e shërbimit komunal.