-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet pronari i autobusit ku u gjetën mbi 500 mijë euro: Do mbillja grurë

Kryesoret

Shoferi i autobusit ku u zbuluan dhe sekuestruan mbi 500 mijë euro të padeklaruara ditën e premte ka pranuar se shuma e konsiderueshme që po tentohej që të futej në Shqipëri ishte e tij.

Ai u shpreh para hetuesve se lekët ishin vendosur me të ardhura me punë të ligjshme dhe se do të investohej në bujqësi dhe biznese të tjera.

Janë kursimet e familjes ndër vite. Janë të ardhura të krijuara nga biznesi, jam gati të vendos në dispozicion edhe faturat. Kemi biznes, paratë janë kursime të familjes, do investoja në toka me qira dhe bujqësi, do të mbillja grurë.

Askush nuk e dinte për paratë në autobus, pasi kisha frikën e ndonjë grabitjeje” deklaroi ai. “Mallrat janë të emigrantëve që jetojnë në Itali, i deklarova në doganën e Barit” tha më tej pronari i kompanisë për të cilin prokuroria kërkoi arrest me burg.

Dritan Kamberi dhe Anold Çakja janë dy ndihmësit e tij të arrestuar për të cilët prokuroria kërkoi që hetimet të vazhdojnë në masën arrest shtëpie. “Nuk jemi të punësuar në këtë kompani. Ne ishim shoferë vetëm për këtë udhëtim” thanë dy të arrestuarit.

Shuma u zbulua ditën e premte në portin e Durrësit, e fshehur në pjesën e tavanit, kondicionerit të autobusit që po vinte nga Bari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit