Hakerat, që sipas qeverisë shqiptare janë të sponsorizuar nga regjimi i Iranit godasin sërish. Ditën e sotme, si çdo të hënë kanë bërë publikimin e radhës në “Telegram”.
Hakerat kanë publikuar këtë të hënë të dhënat personale të Miranda Bendos, gruaja e kreut të SHISH, Helidon Bendo.
Pak ditë më parë, pasi grupi i hakerave i publikuan të dhënat, si udhëtimet, pasaporta, numri i celularit dhe karta e ID, kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo. Sot publikuan të dhënat e gruas së tij.
Postimin grupi “Homeland Justice” e shoqëron dhe me një mesazh paralajmërues nga Bibla.
“Po ata tetëmbëdhjetë, mbi të cilët ra kulla në Siloam dhe i vrau, mendoni se ishin mëkatarë mbi të gjithë njerëzit që banonin në Jeruzalem.
Unë ju them: Jo, por nëse nuk pendoheni, do të vdisni gjithashtu”, thuhet në mesazhin e hakerave iranianë.
Hakerat sulmuan faqet qeveritare dhe të policisë së shtetit duke nxjerrë informacione sekrete.