-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Projektbuxheti 2023, Tabaku: Qeveria mbush arkën e oligarkëve në kurriz të qytetarëve

Kryesoret

Në një deklaratë për mediat deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se Projektbuxheti 2023 i paraqitur në Parlament të premten nuk ka asnjë bazë reale, nuk i përgjigjet nevojave të krizës që ka prekur thellë.

Në një kohë ku çdo qeveri ka shtrënguar rripin dhe po përpiqet që të paraqesë projektbuxhete që i shërbejnë shëndetit financiar të qytetarëve. Qeveria shqiptare, vazhdon të bëjë biznes me krizën në kurriz të shqiptarëve.

Projektbuxheti 2023 i paraqitur në Parlament të premten nuk është vetëm se një shembull se si një qeveri që nuk punon për qytetarët nuk angazhohet në ndihmën për qytetarët që po vuajnë sot për sot inflacionin më të lartë në 20 vite.


Ky projektbuxhet i paraqitur sipërmarrjen dhe është larg pritshmërive që kanë sot qytetarët. Aq më tepër është larg rrugës se si duhet menaxhuar kjo krizë ekonomike që ka prekur xhepat dhe portofolin e shqiptarëve.”

Gjithashtu Tabaku shtoi se qeveria mbush arkën e oligarkëve në kurriz të rritjes së taksave të shqiptarëve.

Siç edhe pritej nga qeveria e inceneratorëve, pagesat për inceneratorin e Tiranës do të vazhdojnë edhe për vitin 2023 ndërkohë që shqiptarët presin drejtësi dhe veprime konkrete për inceneratorin e Tiranës që është qershia mbi tortë e aferës së shekullit prej 430 mln euro që jo më larg se 6 muaj më parë Komisioni Hetimor i Inceneratorëve ua qartësoi shqiptarëve.” tha Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit