-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incident ajror pas 25 vitesh me transportuesin ‘Korean Air’

Kryesoret

Një avion i linjës “Korean Air” ka kapërcyer pistën gjatë uljes për shkak të motit të keq në Filipine.

137 persona në bordin e KE631U u raportuan të sigurt, pa pësuar lëndime.

Incidenti ka ndodhur në ishullin Mactan, në provincën qendrore Cebu të dielën e 23 tetorit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Associated Press”.

11 anëtarët e ekuipazhit dhe 162 pasagjerë në fluturimin Korean Air KE631 përdorën rrëshqitësen emergjente për të shpëtuar nga avioni i dëmtuar, thanë zyrtarët dhe linja ajrore.

“Të gjithë pasagjerët janë të sigurt dhe po marrin ndihmë nga personeli tokësor”, tha Autoriteti i Aviacionit Civil të Filipineve në një deklaratë.

Avioni mbeti i ngecur në bar në fund të pistës së vetme të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Mactan Cebu’ të hënën, duke detyruar mbylljen e tij.

Pjesa poshtë e përparme e avionit ishte prerë dhe hunda e tij ishte dëmtuar rëndë, raportoi agjencia e lajmeve “Associated Press”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit