Sot në Tiranë samiti Shqipëri-Izrael bëri bashkë 40 kompani inovative izraelite për të garantuar sigurinë kibernetike dhe për të forcuar ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit përmes teknologjisë së fjalës së fundit.
Për kryeministrin Edi Rama ky është një partneritet i ndërtuar mbi vlera të larta njerëzore dhe mirënjohje historike mes dy vendeve tona, që daton nga strehimi i hebrenjve në kohë vështirësie.
“Unë e qeveria imë po bëjmë sa më shumë të jetë e mundur që këtë histori ta rrëfejmë, për mënyrën se si duhet të shfaqemi në botën që jetojmë dhe si duhet të përgatitemi në të ardhmen, jo vetëm me hebrenjtë, por edhe të tjerët.
U bëmë një vend që 95% të shërbimeve i ofrojmë online dhe ata synuan ta shkatërronin këtë (i referohet Iranit) për të na çuar mbrapsht në kohën e errët të shërbimeve publike në nivelin më të ulët.
Në atë moment, Izraeli na u gjet si mik. Po ashtu miqtë tanë të Emirateve, e kështu i mbijetuam këtij sulmi. Mësuam sidoqoftë se na duhet të investojmë dhe të ndërtojmë një sistem mbrojtjeje” tha ai.









