-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi del nga SPAK: Mora pafajësinë, provohet se Rama vodhi zgjedhjet në Durrës

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka marrë pafajësinë këtë të hënë nga SPAK, pas një përballje më shumë se 1-vjeçare me drejtorin e OSHEE-së në Durrës, Adrian Çelën.

Çështja lidhet me akuzat që erdhën pas deklaratave se zgjedhjet e vitit të kaluar në Durrës janë vjedhur.

“Pas 16 muajsh merr fund saga e kallëzimeve penale ndaj meje për deklaratat që kam vërë vitin e kaluar mbi zgjedhjet në Durrës.

Sot ishte vendimi i fundit ku më është dhënë pafajësia

Baroni i OSHE, Ardian Çela që e kam pritur ta kem përballë në çdo seancë të gjitha ato që kam thënë në deklarata publike mbi vjedhjen e zgjedhjeve. Për këtë qëndrim timin kam pasur mbi 10 kallëzime dhe ky është vendimi i fundit dhe unë kam marrë pafajësinë. Kjo tregon që akuzat e ngritura në mars e prill të 2021 për krimet zgjedhore në Durrës, qëndrojnë,” u shpreh Këlliçi jashtë SPAK.

Këlliçi akuzoi Çelën se kishte vjedhur vota në Durrës në zgjedhjet parlamentare në favor të Ramës. Më pas, drejtori i OSHEE-së ka ngritur akuza për shpifje ndaj Këlliçit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit