-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti: Në 14 maj do të zhvillohen zgjedhjet lokale

Kryesoret

Në datë 14 maj të vitit 2013 në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet lokale. Dekreti u firmos sot nga Presidenti Bajram Begaj. Pas shpalljes së datës, Presidenti Begaj nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë.

Presidenti e vlerëson periudhën deri në zgjedhje si shumë të rëndësishme për përmbylljen me sukses të kësaj sfide demokracie për institucionet, partitë politike dhe gjithë shoqërinë shqiptare, si dhe thekson se është koha për të demonstruar përkushtim dhe bashkëpunim institucional, pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare” thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kreu i Shtetit fton votuesit të mos anashkalojnë detyrën qytetare të mirë-informimit mbi alternativat politike dhe ushtrimit të të drejtës së votës, të pandikuar nga interesa, që cenojnë votën dhe vullnetin e lirë. 

Një mesazh edhe për Kuvendin. “Ndër të tjera, Presidenti Begaj nënvizon se Komisioni i Reformës Zgjedhore ka detyrimin të përshpejtojë punën dhe të adresojë në kohë të gjitha çështjet e dala nga rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-it”.

Në fund kreu i shtetit e pranon situatën anormale ku ndodhet pushteti vendor që drejtohet nga jugu në veri nga socialistët, pasi opozita bojkotoi 4 vite më parë zgjedhjet.

Me këtë rast, Presidenti Begaj vlerëson nevojën e vendosjes së normalitetit politik në pushtetin vendor dhe u bën thirrje partive politike që të shkojnë në këto zgjedhje me alternativa politike serioze e konkurruese, që kanë në qendër të vëmendjes qytetarin dhe standardet më të mira demokratike” mbyllet njoftimi i zyrës së shtypit të Presidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit