-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e çmimeve, BSH: Do të ketë efekte të ndjeshme në ekonomi

Kryesoret

Rritja e çmimeve të produkteve energjetike dhe ushqimeve mund të ndikojë së shpejti kursin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

Guvernatori, Gent Sejko, tha pas mbledhjes së Këshilit Mbikëqyrës ditën e mërkurë se, në nëse kjo rritje e çmimeve do të provohet e qëndrueshme dhe do të jetë më e lartë se pritjet aktuale, mund të sjellë një shtrëngim gradual të politikës monetare gjatë tremujorëve në vazhdim.

Në analizën e fundit, Këshilli Mbikëqyrës arriti në konkluzionin se vala e rritjes së çmimeve do të ndikojë inflacionin edhe në Shqipëri.

Ky ndikim i krizës së çmimeve pritet të jetë i ndjeshëm, por kalimtar. Rritja e inflacionit erdhi nga çmimet e ushqimeve dhe të naftës, duke pasqyruar goditjet nga mjedisi i jashtëm, rritjen e kërkesës dhe vështirësitë për ta kthyer ofertën në nivelet e parakrizës.

Në linjë edhe me parashikimet e institucioneve të huaja homologe, Banka e Shqipërisë pret që situata e çmimeve të ushqimeve dhe lëndëve të para të stabilizohet gjatë vitit të ardhshëm.

Megjithëse efekti i rritjes së çmimeve pritet të jetë kalimtar, Banka e Shqipërisë nuk e përjashton që efektet e saj inflacioniste të kushtëzojnë një kthim të kursit të politikës monetare më shpejt nga sa parashikohej.

Për momentin, Këshilli Mbikëqyrës konfirmoi piketat aktuale të politikës monetare dhe vendosi të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5% dhe të lerë të pandryshuar normat e interesit të depozitave dhe të kredive njëditore, respektivisht në nivelin 0.1% dhe 0.9%.

Rritja ekonomike e tremujorit të dytë, me 17.9%, ka suprizuar pjesërisht edhe Bankën e Shqipërisë, që u shpreh sot se ajo ishte më e lartë se parashikimet. Sipas Sejkos, kjo rritje pasqyroi zgjerimin e konsumit dhe investimit, rritjen e shpenzimeve buxhetore dhe rritjen e eksporteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit