-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Buxheti për vitin 2023, rriten shpenzimet për interesat e borxhit

Kryesoret

Ministria e Financave parashikon një rritje me rreth 20% të interesave të borxhit për vitin e ardhshëm.

Shpenzimet për interesa në buxhetin 2023 parashikohen në vlerën 60.9 miliardë lekë ose 2.8% të PBB, duke përfshirë në këtë shumë dhe kontigjencën për rreziqet e borxhit.

Shpenzimet për interesa parashikohen të rriten me 20% krahasuar me vitin 2022 (krahasimi me buxhetin e rishikuar të këtij viti), ndërsa në terma realë rritja e shpenzimeve të borxhit do të jetë në masën e 0.1 % e PBB-së.

Ministria e Financave ka parashikuar për vitin e ardhshëm një fond kontigjence prej 4.9 miliardë lekësh për të mbuluar rreziqet e lidhura me rritjen e shpenzimeve të shërbimit të borxhit. Mbështetur në relacionin e buxhetit, ky nivel vlerësohet i mjaftueshëm për të përballuar rritje përtej atyre të parashikuara si skenar më i mundshëm i normave të interesit përgjatë vitit 2023 dhe pjesës së mbetur të vitit 2022.

Sipas ligjit organik të buxhetit, në çdo vit buxhetor të planifikuar duhet të përfshihet një kontingjencë e veçantë, prej jo më pak se 0.7% e shpenzimeve totale të buxhetit, për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit me ndikim në nivelin e borxhit.

Ministria e Financave parashikon që borxhi publik për vitin e ardhshëm të ulet në 67.5% të PBB-së, nga 68.8% që është niveli i pritshëm për vitin 2022.

Sipas Ministrisë së Financave, gjatë pjesës së mbetur të vitit 2022 dhe gjatë vitit 2023, menaxhimi i borxhit do të ketë në fokus plotësimin e nevojave për huamarrje, duke mbajtur në konsideratë përmirësimin e mëtejshëm të strukturës së borxhit në drejtim të uljes së ekspozimit ndaj risqeve./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit