Bashkepunimi BE-Ballkani Perendimor fatmiresisht po “varros” Ballkanin e hapur.
Eshte per tu pershendetur Samiti BE-Ballkani Perendimor, qe do te mbahet me 6 Dhjetor ne Tirane.
Mbas dakordesise se vendeve ne takimin para rendes nen drejtimin e Brukselit, ne zhvillim te Procesit te Berlin, per njohjen e diplomave, levizjet pa viza, etj midis 6 vendeve tona, takimi i Dhjetorit do te jete nje hap tjeter perpara ne rrugen e bashkepunimit Rajonal.
Vetem projektet e BE me Brukselin ne “krye te tavolines” mund te mbledhin te gjitha vendet tona si te barabarte midis te barabarteve.
Per te forcuar keshtu bashkepunimin e vertete Rajonal dhe implementimin e standarteve te BE midis nesh, te domosdoshme keto per integrimin europian.
Ndersa “Ballkani i hapur” si nje nisme e Vucic per te vendosur hegjemonine serbe ne Rajon, eshte vecse nje projekt perjashtues e percares.
Eshte nje projekt, qe shikon e kerkon te na drejtoje nga Lindja e jo nga Perendimi.
Eshte nje projekt, qe kerkon te sfumoje edhe pavaresine e Kosoves.
Fundi tashme i paralajmeruar i tij, perben nje zhvillim pozitiv per bashkepunimin real, stabilitetin, demokracine e europianizimin e Rajonit.
Rajonit tone i duhen e mund te funksionojne projektet e BE, te cilat sigurojne bashkepunimin midis nesh, si dhe perputhen me aspiraten tone europiane.