Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në fshatin Shalës në Belsh, ku raportohet se një mjet fuoristradë ‘Toyota’ është përplasur me një kope bagëtish duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm te blegtori.
Në asfalt kanë përfunduar të ngordhura dhjetëra dele, të cilat e kanë bërë të pakalueshëm këtë aks rrugor. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.