44-vjeçari, Lulëzim Jupi është arrestuar nga policia e Fierit pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Ai synonte ti kalonte emigrantët në vendet e Bashkimit Evropian. Numri i emigrantëve që po shoqëronte ishte 4.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
U kap në flagrancë, duke transportuar emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 44-vjeçari.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Savër”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
– L. J., 44 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore Fier, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjet, 4 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.