-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet avokati në Prishtinë

Kryesoret

Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë, mes tyre njëri është avokat. Sipas prokurorisë, akuzat kundër tyre janë dy; mashtrim dhe falsifikim. Personat e ndaluar janë I.L dhe M.T, i cili është avokat.

“Personat dyshohet se në mars të vitit 2021, në Graçanicë, pas një marrëveshje paraprake dhe në bashkëkryerje, me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme e kanë vënë në lajthim një të dëmtuar, përmes paraqitjes së fakteve të rreme, ku të njëjtit i kanë siguruar për vajzën e tij një certifikatë të gjuhës gjermane kinse e lëshuar nga Instituti “Goethe”, e cila pas verifikimit nga Ambasada përkatëse ka rezultuar e falsifikuar, çka me këtë të dëmtuarit i kanë shkaktuar dëm material.

Ndërsa, personi I.L., dyshohet se në mars të vitit 2021, në Graçanicë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme ka përpiluar dokumentin e falsifikuar, respektivisht një certifikatë të gjuhës gjermane, kinse e lëshuar nga Instituti “Goethe”, ku me këtë veprim dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” deklaron prokuroria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit