Britania e Madhe e shpalli “non grata” Sali Berishën duke e futur në listën e zezë, por kjo nuk e ka penguar ish-kryeministrin për të uruar shefin e ri të ekzekutivit Rishi Sunak.
Në një postim në Facebook, Berisha e cilëson politikan dhe ekonomist të shquar me reputacion botëror.
“Rishi Sunak bën historinë! Zgjidhet kryeminister i Mbreterisë së Bashkuar. Të dashur miq,
Partia Konsevatore e Britanisë së madhe zgjodhi dje për kryeministër të Mbreterisë së Bashkuar njërin prej personaliteteve më të njohur të saj, politikanin dhe ekonomistin e shquar me reputacion botëror, Rishi Sunak.
Zgjedhja e tij dje si kryeministër u krahasua me zgjedhjen e Barack Obamës si president i SHBA sepse prindërit e Sunak janë të dy me origjinë indiane dhe kanë ardhur në Angli nga Afrika Lindore.
Rishi Sunak ishte minister i financave në kabinetin e Boris Johnson dhe pas dorhëqjes së këtij të fundit në shtator, garoi për postin e kryeministrit e Britanisë së Madhe. Por, këtë qëllim e realizoi me shpejtësi pas dorëheqjes së kryeministres Truss.
Me këtë rast, le ti urojmë ne kryeministrit Rishi Sunak suksese të mëdha në udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe Mbreterisë së Bashkuar” shkruan ai.