Policia e Sarandës ka arrestuar 3 të rinj pasi i vodhën me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan.
Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuarit janë K.Gj 21 vjeç, banues në Laç dhe P.Z 18 vjeç e J. B 19 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Gjithashtu në cilësinë e provave materiale u sekuestruan shuma e parave të vjedhura dhe 3 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.