Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit. Pronari i lokalit së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar pasi kishin përshtatur ambientet e bar-kafes për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
“Në vijim të punës policore për kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjet e tyre, u finalizua operacioni policor i koduar “Next”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit A. E., 28 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe B. Ç., 63 vjeç, të tre banues në Durrës,” ka njoftuar policia.
Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat e “Përshtatjes së lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.