-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meloni rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën: Italia krah NATO-s dhe BE-së,

Kryesoret

Kryeministrja e re italiane, Giorgia Meloni, e ka prezantuar të martën programin e saj qeverisës, duke rikonfirmuar mbështetjen e saj për Ukrainën.

Ajo është zotuar se do të punojë në rritje ekonomike dhe ka hedhur poshtë fashizmin.

Një muaj pas fitores së partisë së saj në zgjedhje, Meloni e ka shfrytëzuar fjalimin e saj në Parlament për t’i thënë popullit dhe aleatëve se ajo është dorë e qëndrueshme në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës.

“Italia është plotësisht pjesë e Evropës dhe botës perëndimore”, ka thënë 45-vjeçarja në Parlament, duke shtuar se ky vend do të vazhdojë të jetë “partner i besueshëm në NATO, sa i përket mbështetjes për Ukrainën”.

Meloni, e cila është betuar si kryeministrja e parë grua e Italisë, ditën e shtunë, ka hedhur poshtë lidhjet e mundshme me të kaluarën fashiste të shtetit të saj, duke thënë se “nuk ka ndjerë kurrë simpati apo afërsi me regjimet jodemokratike, përfshirë fashizmin”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit