-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse i vendose gjobë Benit? Shefi kërcënon policët, por e filmuan brenda në zyrë (VIDEO)

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një postim të fortë në Tik Tok duke treguar atë që ndodh në një pjesë të komisariateve të vendit me gjobat.

Shefi ka thirrur në zyrë efektivët e policisë rrugore dhe u kërkon llogari se përse i kanë vendosur gjobë vetëm një personi që ai i referohet shkurtimisht “Beni” dhe jo të gjithëve në zonën e patrulluar.

Policët i shpjegojnë se kanë shpjeguar ligjin me rastin e “Benit” pasi të tjerët ishin në pronë private. Shefi i komisariatit i kërcënon se nëse kjo nuk është e vërtetë kundër tyre do të merren masa disiplinore. Por njëri nga efektivët e filmoi bisedën me shefin dhe videoja përfundoi në duart e Sali Berishës.

“Gjoba, gjoba, gjoba. Të dashur miq, kësaj i thonë të bësh kërdinë duke plaçkitur qytetarët me gjoba”, shkruan Berisha. Komisariati nuk specifikohet se ku ndodhet, por fytyrat e policëve duken në video. Nga policia e shtetit deri tani ka vetëm heshtje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit