-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OKB-ja nis inspektimet pas pretendimeve ruse për bombat ukrainase

Kryesoret

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) po përgatitet të dërgojë inspektorë në dy ndërtesa bërthamore ukrainase me kërkesë të Ukrainës, pas pretendimeve ruse se Ukraina mund të dislokojë të ashtuquajturat “bomba ndotëse”, akuza që Kievi i hedh poshtë.

Ukraina dhe aleatët e saj kanë hedhur poshtë pretendimet ruse se Kievi po zhvillon një “bombë ndotëse” për ta përdorur kundër forcave të Moskës dhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba, ka ftuar ANEB-in “që urgjentisht të dërgojë ekspertë në ndërtesat paqësore në Ukrainë ku Rusia pretendon se po zhvillohet ‘bomba ndotëse’”.

Kuleba tha se Ukraina gjithmonë ka qenë transparente dhe “nuk ka asgjë për të fshehur”. Në përgjigje të kërkesës së Kulebës, ANEB-i tha se po përgatitet që të dërgojë inspektorë në dy ndërtesa ukrainase.

Shefi i ANEB-it, Rafael Grossi, tha përmes një deklarate se dy lokacionet janë nën mbikëqyrjen e kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara dhe janë vizituar rregullisht nga inspektorët e agjencisë.

ANEB-i “është i vetëdijshëm për deklaratat e bëra nga Federata Ruse [më 23 tetor] lidhur me aktivitetet e supozuara në dy lokacione bërthamore në Ukrainë”, tha Grossi dhe shtoi se këto dy lokacione kanë qenë subjekt i inspektimeve dhe njëri prej tyre ishte inspektuar muajin e kaluar dhe nuk është gjetur asnjë aktivitet i padeklaruar bërthamor apo ndonjë material.

“ANEB-i po përgatitet të vizitojë këto lokacione në ditët në vijim”, u tha në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit