Kryeministri Edi Rama është pritur në Abu Dabi nga Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri përmes një postimi në Facebook.
“Pas Izraelit një gjysëm dite në Abu Dabi, për t’u takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike” shkruan kreu i qeverisë.
Në Izrael, Rama qëndroi dhe takoi krerët më të lartë të shtetit duke kërkuar ndihmë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.