-sidi education-spot_img
21.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Buxheti antiqytetar jep vetëm 16 mln euro për rreth 800 mijë pensionistë, Rama zhytet në luks

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u shpreh se nga buxheti antiqytetar i jep vetëm 16 milionë euro rreth 800 mijë pensionistëve.

Berisha shprehet se nga ky buxhet antiqytetar, kryeministri Edi Rama po zhytet në luks, në abuzime, shpërdorime të paimagjinueshme.

“Dhe me 8.2 miliardë euro kanë zemër dhe shpirt këta të pashpirt dhe të pazemër t’u thonë 800 mijë pensionistëve se nuk do ua rrisim pensionet, por do u bëjmë një bonus që nga marsi në tetor ua vodhëm për t’ua dhënë dhe për t’u gëzuar ju në dhjetor. Të dashur miq, Edi Rama është kryeministër i vetëm në Europë dhe në botë, që në gjykatën e Uashingtonit ka të dënuar McGonigalin që e korruptoi me paratë e zyrës së tij, por që mbrohet nga faqezi Dumani sepse është peng i apartamenteve dhe krimeve të tij. Natyrisht Edi Rama, narkoministrat e tij, nuk mund të mos shpërfillin, të mos përçmojnë pensionistët e vuajtur, fermerët, të papunët. Nuk mundet kurrsesi sepse vetë zhgërryhet në luks, zhgërryhet në vjedhje”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit