Pas betimit në Presidencë dhe takimit me Mario Draghi, hapi i fundit drejt marrjes së detyrës të kryeministres Giorgia Meloni është ditën e sotme.
Qeveria e koalicionit të djathtë, që mori shumicën e votave në zgjedhjet e zhvilluara një muaj më parë pritet që të votëbesohet rreth orës 19:00 në Parlamentin e Italisë dhe më pas të nisi menjëherë punën. Giorgia Meloni ka mbajtur një fjalë në Dhomën e Deputetëve ndërkohë që më pas do t’i drejtohet edhe Senatit.
Qeveria e re e Melonit ka marrë dritën jeshile nga Dhoma Ekzekutive. Meloni fitoi besimin e Dhomës së Deputetëve me 235 vota pro dhe 154 vota kundër. Në votim pati 5 vota abstenim.