-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Samiti i Ballkanit Perëndimor, Kurti: Serbia po zgjedh autokracinë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikoi ato që ai i quajti “raporte të ngrohta” midis Serbisë dhe Rusisë, duke thënë se Beogradi po dërgon sinjale se po zgjedh autokracinë.

Gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë, Kurti tha se në kohën kur Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës, Serbia ka arritur dy marrëveshje me Moskën, atë për furnizim me gaz edhe për tri vjet, dhe një marrëveshje për koordinim të politikës së jashtme.

“E kemi ditur për një kohë të gjatë se Serbia dëshiron t’i sigurojë të gjitha, edhe armë ruse, edhe investime kineze, fonde evropiane, por edhe tolerancë amerikane. Por, pushtimi rus ka zbuluar diçka të cilës i jemi frikësuar shumë, por nuk e kemi ditur me siguri: ballafaquar me zgjedhje midis demokracisë dhe autokracisë, Beogradi çdo ditë po përçon sinjale të qarta që do ta zgjedhë këtë të fundit”, tha Kurti.

Në maj, Serbia njoftoi se ka arritur marrëveshje për furnizim me gaz rus për tre vjetët e ardhshëm. Beogradi tha se kontrata parasheh blerje të gazit me çmim tri herë më të lirë se gazi i shitur në tregjet evropiane.

Kjo marrëveshje u arrit në kohën kur Rusia nisi ndalimin e dërgesave me gaz për shtetet evropiane, duke rritur çmimet dhe thelluar krizën energjetike./REL

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit