-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Olsian Çela: Abuzimi me pronat në bregdet është tronditës

Kryesoret

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Prokurorëve për të zgjedhur një anëtar për në KLP, kryeprokurori Olsian Çela u shpreh se ka mosbesim të thellë ndaj punës së prokurorëve. Çela e ka vënë theksin tek rastet e abuzimit me pronat si dhe ndërhyrjen në regjistrat e kadastrës.

Mbeten shumë shqetësuese rastet e abuzimeve me pronat, sidomos me ato në bregdet. Hetimet do të vijojnë të thellohen për nxjerrjen para përgjegjësisë penale ndaj çdo shkelësi të ligjit.

Ndërhyrjet në regjistrat e kadastrës për të cilat ka pasur disa denoncime publike janë tronditëse pasi përveç disa pasojave që mund të kenë shkaktuar, dëmtojnë besueshmërinë e institucioneve përgjegjëse për mbajtjen dhe sigurimin e tyre.

Hetimet kanë disa muaj që kanë nisur dhe publiku pret përgjigje të qarta për dëmin dhe autorin. Duhet të dalin përgjegjësit në të gjitha nivelet, kushdoqofshin ato dhe rezultatet duhet të i bëhen publikun”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit