Drejtori i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi sot në komisionin e sigurisë se brenda 48 orëve është gati që të paraqitet për të dhënë shpjegime për vdekjen e të riut Lear Kurti.
“Nuk i japim përgjigjur komisionit se kam pasur një aktivitet në SHBA. Sa i përket vrasjes së Lear Kurtit jam i gatshëm të paraqitem brenda 48 orëve që të jap shpjegime.
Edhe për rastin e Klodian Rashës në cilësinë e ish-drejtorit të AMP ju jap shpjegime” tha ai.
Rrumbullaku sot u paraqit në komision për të dhënë shpjegime për sulmet kibernetike dhe nëse është prekur sistemi TIMS.