Gjykata e Durrësit ka vendosur që të lerë në burg pa afat biznesmenin Elidon Çela, i cili ditën e premte u arrestua, pasi iu zbuluan në autobusin e firmës së tij 522 mijë euro cash, që po tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar.
Për dy shoferët Dritan Kamberi dhe Anold Cankja gjykata vendosi që t’i lironte në masën detyrim paraqitje.
Avokati i Çelës nuk u pajtua me vendimin duke deklaruar se klienti i tij, shumën e konsiderueshme e kishte nga kursimet e jetës me punë të ligjshme, jo me aktivitet kriminal.
Megjithatë gjykata nuk i mori në konsideratë argumente duke e lënë në qeli. Gjithashtu shuma e 522 mijë euro ndodhet në sekuestro.