Një aksident ku ka mbetur i vdekur një 60-vjeçar, ka ndodhur paraditen e sotme në Lushnjë.
Sipas njoftimit të policisë një mjet bujqësor është përplasur me një motor në Bishqethëm në autostradën Lushnje Fier dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit Qemal Shala 60 vjeç.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.