Vrasja me kaçavidë e Indrit Ndoji ka tronditur opinionin publik për mënyrën e ekzekutimit dhe detajin që i riu pas vrasjes u hodh në një kanal afër shtëpisë.
Nga dosja hetimore të publikuar në Klan Tv është zbuluar se atë natë Ndoji ka konsumuar kokainë deri në mesnatën e 21 tetorit.
“Shtetasit me inicalet G.A dhe A.M kanë bërë me dije se rreth orës 21:00, të mbrëmjes janë ulur duke pirë kafe në lokalin e G.A dhe më pas të tre së bashku rreth orës 22:30, kanë shkuar të lokali në fshatin Luz, Fushë-Krujë.
Ata të tre kanë qëndruar në kafe deri në orën 00:45 datës 21.10.2022 dhe Ndoj së bashku me shtetasin A.M kanë konsumuar nga një dozë kokainë. Më pas ata të tre hipën në makinë dhe shkuan në dyqanin e G.A ku Ndoji ka marrë biçikletën për t’u larguar ndërsa dy personat e tjerë janë larguar me makinë,” shkruhet në dosje.
Ata kanë treguar para hetuesve se 34-vjeçari në një moment është rrëzuar nga biçikleta dhe më pas është nisur për në shtëpi. Pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore prokuroria dhe policia kanë ushtruar kontroll në banesat e vëllezërve Miri. Në shtëpinë e Landi Mirit janë gjetur një palë tuta, të cilat ishin me njolla si të kuqe dhe një pale çorape po më njolla të kuqe.
Landi Miri nuk ka dhënë asnjë shpjegim sipas dosjes hetimore. Ndërkohë në shtëpinë e Saimir Mirit është gjetur një shapkë e cila ishte e njëjtë me atë që u sekuestruar në vendin e ngjarjes ku u gjet i pajetë Indrit Ndoj. Ndërkohë që gjykata i ka dënuar vetëm me 60 ditë burg.