-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fatmira Hajdari: Po e përjetoj shumë keq vendimin e KPA-së, kërkoj dinjitetin tim personal dhe familjar

Kryesoret

Kolegji i Posaçëm i Apelit, la në fuqi vendimin për shkarakimin e gjygjtares Fatmira Hajdari.

Ajo akuzohet për pasuri të pajustifikushme si dhe mosdeklarimin e revokimit vizës amerikane.

Gruaja e Azem Hajdarit, njërit prej drejtuesve të lëvizjes studentore të viteve 90’ kundër diktaturës, u shpreh se kërkesa e saj nga KPA nuk është shqyrtuar.

“Shkak për shkarkim është “mos komunikimi i revokimit të vizës” nga Ambasada Amerikane, se kriteri kryesor është figura, dy të tjerat janë plotësim formulari, në një kohë që shteti ka qenë i tëri Informal.

Prandaj i qëndroj fjalëve, dua të me vihet në vend dinjiteti im, që është kriteri i figurës.

Dy kriteret tjera s’më interesojnë fare, sa e pasur dhe e varfër jam e dinë të gjithë ata që më njohin dhe ata që drejtojnë sot politikën, dhe ata qe e kanë drejtuar më parë, dhe vetë Ambasada. KPA, s’ka bërë gjykim as shqyrtim fare, për këtë shkak.

Kërkoj dinjitetin tim personal dhe familjar, dhe Kombëtar, se ish bashkëshorti im i përket Shqipërisë, jo mua më, asgjë më tepër”, tha ish gjyqtarja.

Ish gjyqtarja deklaroi se vendimi është i padrejtë pasi faktet që përmenden nga KPK sipas saj nuk përbëjnë shkak për përfundimin e ushtrimit të detyrës.

Ndalur te pretendimi i KPK-së se ajo ka fshehur faktin që Ambasada Amerikane i ka revokuar vizën për të udhëtuar drejt SHBA, Hajdari ka treguar të vërtetën e saj duke e quajtur një konkluzion të pabazë.

Kam një ndërgjegje të pastër sepse nuk kam pasur dijeni”, tha ajo.

Teksa ka theksuar se viza i është revokuar dhe jo refuzuar.

Gazeta Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit