-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetimet për 6 janarin, merret në pyetje “besnikja” e Trumpit

Kryesoret

Komisioni hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve për sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, ka marrë në intervistë një ndihmëse të hershme të ish-Presidentit Donald Trump, Hope Hicks.

Intervista e së martës vjen ndërsa hetimet po i afrohen fazës përmbyllëse dhe komisioni ka thirrur ish-Presidentin Trump për një intervistë në javët e ardhshme.

Hicks nuk luajti rol të rëndësishëm në përgjigjen e Shtëpisë së Bardhë ndaj rebelimit të 6 janarit 2021, kur qindra mbështetës të ish-Presidentit Trump hynë me forcë në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara dhe ndërprenë certifikimin e fitores në zgjedhje të Presidentit Joe Biden. Ndihmësja e hershme në fushën e komunikimeve e ish-Presidentit Trump vazhdonte të punonte në atë kohë në Shtëpinë e Bardhë, por u largua në ditët në vijim.

Sidoqoftë, ajo ishte një nga ndihmëset më të besuara të ish-Presidentit Trump. Dhe ajo ishte e përfshirë në shkëmbimet e mesazheve me celular dhe nëpërmjet postës elektronike ditën përpara mbajtjes së fjalimit të ish-presidentit jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe përpara se të fillonte dhuna.

Hicks është përfshirë edhe më parë në proceset hetimore ndaj ish-shefit të saj. Ajo ishte dëshmitare kyçe në hetimet për Rusinë të ish-prokurorit të posaçëm Robert Mueller, duke i dhënë informacion të rëndësishëm zyrës së tij për përpjekjet e ish-Presidentit Trump për ta penguar atë hetim. Ajo megjithatë refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve për periudhën që punoi në Shtëpinë e Bardhë, pyetje të drejtuara nga ligjvënësit demokratë që po hetonin ish-presidentin në vitin 2019, pasi ishte publikuar raporti i Prokurorit Mueller./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit