Më një ton të ashpër, Ilir Meta kërcënoi sot Edi Ramën. I pyetur për vendimin e hapjes së dosjeve, kryetari i partisë së Lirisë i tha Edi Ramës “mos merr mend e A.H.-së”. Por kush ky personazh? Ish-presidenti nuk e tregoi emrin e tij të plotë. Më pas, Ilir Meta e kërcënoi me dosjet kur ishte në krye të bashkisë Tiranë dhe tani në qeveri.
“Edi Rama, o lepurush, o Edi Rama o lepurush, unë jam Ilir Meta. Që të ishte bashkëpunëtor ti e di si duhet të ishte. Që të përgjoje dikush të jepte përgjuesin, o lepurush që merr mend e A.H. që do të përfundojë më keq se Klareta.
Unë vij në cdo studio që do ti, por merr edhe atë punonjësin e sigurimit të shtetit me gjithë gjeneralitetet që ka ai dhe unë dhe pastaj ti ke të drejtë të kërkosh cdo gjë nga Ilir Meta. Duhet ta bësh këtë gjë meqë të paska qarë shpirti ty.
Do të hapen të gjitha dosjet, të sigurimit, e bashkisë Tiranë, përfshirë edhe të Autoritetit të Dosjeve, të korrupsionit në bashkinë e Tiranës dhe të qeverisë me qeverisjen e re që do të vijë shumë shpejt në këtë vend. I mprihte brisqet Rilindja, do të heqim Metën sot, do ta heqim nesër, e panë” tha Meta.