Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur sot shqetësimet për paketën e re fiskale që qeveria ka paraqitur për vitin tjetër. Më pas ish-presidenti kaloi te pakti me Sali Berishën duke e kritikuar për vonesën e zgjedhjes së kandidatëve përmes primareve.
“Unë kam lavdëruar gjithmonë primaret dhe kam theksuar se duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz dhe fashist.
Ky vetë fakti që vulën e PD-së e mban në xhep Edi Rama dhe e përdor kundër opozitës dhe pluralizmit dhe është rast i qartë. Unë kam thënë se e mban Sali Berisha përgjegjësinë.
Shqiptarët presin fitoren. Ai mban përgjegjësinë sepse ai e ka ideuar. Procesi është i vonuar. Megjithatë duhet të bëjë cdo gjë që të zgjidhet sa më parë” tha ai.