Qeveria po bëhet gati për të miratuar një amnisti penale për fundin e vitit. Lajmin e konfirmoi vetë Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Ai u shpreh për gazetarët se bashkë me drejtorinë e Burgjeve janë duke punuar për këtë qëllim.
“Në fakt me amnistinë penale, është traditë, çdo fundviti qeveria merr iniciativë penale. E fundit është bërë në 2020.
Ne me “Burgjet” jemi duke studiuar treguesit dhe në momentin që do të kemi një studim dhe analizë do të ua bëjmë me dije.
Po punojmë për të pasur një amnisti penale” tha Manja.