-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari rrëfen si e vrau gruan: E godita me çekiç dhe e mbulova me batanije

Kryesoret

Avni Meçja, shqiptar i arrestuar në Itali për vrasjen e gruas ka treguar përpara autoriteteve me detaje krimin makabër, si i mori jetën rumunes Alexandra Elena Mocanus. Ai ka deklaruar se vrasja ka ndodhur në kulmin e debatit.

Meçja është shprehur se gruan e ka goditur me çekiç të paktën dy herë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Të dielën në mëngjes, pasi kishte mbështjellë trupin me një batanije, ai doli nga shtëpia me makinën e gruas së tij për të shkuar fillimisht në Verona ku ndodhen edhe disa të afërm të tij. Më pas u nis drejt  aeroportit të Trevisos për të shkuar në Shqipëri.

Meçja gjatë një lidhje telefonike kishte rrëfyer se ishte në arrati. Por ai nuk ka qëndruar gjatë në Shqipëri dhe është kthyer sërish në Itali ndoshta i bindur edhe nga të afërmit e tij për t’u dorëzuar.

Dy vite më parë, viktima kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë. Aleksandra la pas një djalë, të lindur nga një lidhje tjetër, i cili jeton me gjyshen në Rumani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit