-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK akuzon ish-ministren e Ramës: Shpërdoroi detyrën me tenderin e Kardhiqit

Kryesoret

Ish-ministrja e kabinetit “Rama” dhe drejtoreshë e ARRSH-së, Sonila Qato akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Ditën e sotme Qato është paraqitur në prokurorinë e posaçme ku i është komunikuar akuza që është ngritur kundër saj.

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurori në vitin 2020 ish-drejtoreshën për abuzim 5 milionë euro me tenderin e rrugës Kardhiq- Delvinë.

Pas auditimit të tenderit, KLSH kërkoi hetim të thelluar penal ndaj Qatos, duke e akuzuar se ka skualifikuar pa të drejtë ofertën më të ulët, atë të paraqitur nga një prej kompanive.

Tenderi për lotin e 7, të rrugës Kardhiq-Delvinë, u zhvillua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në qershor të vitit 2019.

Në garë morën pjesë 6 kompani, dhe ofertat e paraqitura prej tyre variuan nga 15 deri në 19 milionë euro, pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

ARRSH skualifikoi 5 ofertat më të ulëta, me pretendimin se nuk përmbushnin kriteret teknike duke shpallur fituese ofertën më të lartë, përkatësisht atë të një kompanie italiane, pas të cilës qëndronte një kompani shqiptare.

Kjo kompani kishte ofruar ta ndërtonte tunelin për 19 milionë euro pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar ose 4 milionë euro më shumë se sa oferta më e ulët e dhënë nga kompania.

Sipas Kontrollit te Lartë të Shtetit për katër kompani skualifikmi ka qenë i drejtë pasi nuk përmbushnin kriteret, ndërsa oferta më e ulët është skualifikuar në kundërshtim me ligjin.

Dëmi sipas KLSH vlerësohet plot 5 milionë euro duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Përplasjet për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, çuan ne largimin e Qatos nga drejtimi i ARRSH-së dhe tashmë të akuzuar për shpërdorim detyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit