-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miliona euro “avulluan” me Bitcoin! SPAK hap dosjen: Shqiptarët mashtruan 1200 italianë

Kryesoret

Pala shqiptare dhe italiane goditën një grup kriminal me qendër në Tiranë që përmes mashtrimit me bursat online në call center zhvatën 1200 italianë duke u marrë gati 3 milionë euro (mediat italiane shkruajnë se shuma është 10 mln euro).

Në këtë aktivitet janë 220 viktima në Itali. Dhe një numër mjaft i madh parash të humbura. Në vijim të kontrolleve dje. Personat, viktimat arrijnë deri në 1200” tha ai.

Tre persona janë arrestuar në Shqipëri dhe njëri është në kërkim, por asnjë lek nuk është sekuestruar. Arsyeja? “Nuk kemi arritur të rikuperojmë para për momentin.

Përmes Bitcoin është shumë e vështirë për t’i rikuperuar. Por dua t’i paralajmëroj të gjithë” tha hetuesi italian.

Por kush janë të arrestuarit? “Emrat do të jepen në një moment të dytë” tha përfaqësuesi i palës shqiptare. “Aktiviteti është që në 2019. Për momentin nuk kemi gjetur investime të këtij grupi kriminal.

Vendi është një, por ishin dy call center-a në të njëjtin vend. Por jemi në fillim të hetimit. Shumat ishin kthyer në Bitcoin, ishte blerë Bitcoin dhe është e vështirë për të gjetur ku kanë shkuar këto para” tha ai.

SPAK mohoi që operacioni të jetë dekonspiruar. “Ju garantoj se nuk ka pasur asnjë cedim dhe të gjitha detyrat janë realizuar. Një person nuk është gjetur, por ai nuk ka qenë në Shqipëri”.

U zhvatën 10 milionë euro italianëve, SPAK arreston tre kokat e skemës në Shqipëri

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit