-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të hënën nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

Kryesoret

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal si dhe marrin dozën përforcuese kundër COVID-19.

Përmes një komunikate për media, Ministria ka thënë se vaksinimi kundër grupit sezonal do të fillojë nga 31 tetori.

“Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët se vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe duke filluar nga dita e hënë, do të filloj vaksinimi i qytetarëve”.

Vakiinimi kundër gripit sezonal do të mund të bëhet çdo ditë në qendrat kryesore të Mjekësisë Familjare në çdo komunë.

 

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së martë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka alarmuar për variante të reja të COVID-19 që janë duke u shfaqur në vende të ndryshme të botës.Sipas apelit të IKSHPK-së, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka thënë se këto variante mund të rrisin numrin e rasteve në javët dhe muajt e ardhshëm në rajonin e Evropës.

“Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia ende nuk ka mbaruar. Sipas vlerësimit të fundit në SHBA, del se BQ.1 dhe BQ.1.1 janë të lidhur ngushtë dhe përbëjnë 16.6% të varianteve të koronavirusit në vend, vlerë kjo e cila gati është dyfishuar nga java e kaluar, përderisa Evropa pret që ato të bëhen variantet dominuese brenda muajit të ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, këto variante janë pasardhës të nënvariantit BA.5 të Omicronit, i cili është forma dominuese e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit