-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Topalli “bëhet e gjallë” para protestës: Skandal me paketën fiskale

Kryesoret

Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me diskutimin e buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm pa pasur paketën fiskale, që shkaktoi debate sot në komision.

Ish-n/kryetarja e PD-së e cilëson skandal. Aktualisht drejtues politike për qarkun e Lezhës, Topalli thotë se ka ardhur koha për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

“Skandal! Ne historinë e parlamentarizmit shqiptar te ketyre 3 dekadave nuk ka ndodhur kurre , qe ky institucion te diskutoje per buxhetin e shtetit pa pasur paketen fiskale.

Ne Kuvend ne fillim paraqitet paketa fiskale, diskutohet dhe miratohet (edhe me ndryshime) kjo, pastaj fillon shqyrtimi i projektligjit te buxhetit te shtetit.

E kunderta eshte gjeja me absurde dhe qesharake qe mund te imagjinohet.

Eshte njelloj sikur te shkosh ne dyqan me ble pa asnje leke ne xhep.

Tallja me institucionin e parlamentit eshte turpi i vete maxhorances, eshte te fyesh dinjitetin e cdo deputeti ne Kuvend e mbi te gjitha eshte te luash me cdo qytetar shqiptar.

Kur pastaj e din se per shkak te korrupsionit te cmendur , te krizes se cmimeve, te cmimeve te transportit, te renies te fuqise blerese, te rritjes se inflacionit stresi i cdo familje shqiptare eshte rritur si kurre me pare ne tre dekada, kjo pastaj merr emrin pa shpirtesi!

Arroganca ne raport me shtetin, me pasigurine e qytetareve tuaj, me zbrazjen e vendit ka nevoje vetem per nje pergjigje:- Ndryshim!

Rasti i fundit eshte rasti exemplar i rrezimit te parlamentarzmit ku, mbeshtetet Republika jone! Deputetet, qe mbrojne kete absurd do te rregjistrohen ne historine e parlamentit si turpi i tij! Kjo qeveri duhet larguar” shkruan Topalli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit