Të paktën 15 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur në një sulm në një faltore fetare shiite në qytetin jugor iranianit Shirazi. Lajmi u bë i ditur nga media shtetërore e vendit, “IRNA”.
Raporti thotë se sulmi, i cili ndodhi në tempullin Shah Cheragh, të mërkurën e 26 tetorit, u krye nga tre burra të armatosur.
Është e paqartë se kush qëndron pas sulmit, por IRNA tha se sulmuesit vepruan si “terroristë” duke iu referuar grupeve të tilla si (ISIS).
“Nour news”, një media e lidhur me shtetin iranian, raportoi se sulmuesit nuk ishin shtetas iranianë.
Ndërsa, Dorsa Jabbari, gazetare e të përditshmes “Al Jazeera”, duke raportuar nga Teherani, tha se faltorja ishte një vend i rëndësishëm për pelegrinët.
Shirazi është një destinacion popullor për pelegrinazhe dhe turizëm, dhe sulmi i fundit i tillë që ndodhi në qytet ishte në prill 2008, kur një bombë e vendosur në një xhami vrau 14 njerëz.
Ajo gjithashtu tha se ky ishte një incident shumë i rrallë që ndodhi në një kohë shumë të rëndësishme në Iran.
Në kohën kur siguria është në gatishmëri të lartë duke pasur parasysh numrin e protestave që janë zhvilluar në të gjithë vendin.
Sulmi vjen ndërsa Irani vazhdon të përballet me protesta që nga vdekja e shtatorit e Mahsa Amini