Kryetari i PL-së, Ilir Meta tha sot se nuk është penduar për fundin e paktit me Berishën në 2013, duke sjellë Edi Ramën në pushtet. Ai tha sot se pakti me Sali Berishën ishte vetëm 4 vite.
“Lidhur ma paktin e 2013, ish-LSI, përfshi edhe Metën, nuk kanë prishur asnjë marrëveshje, pakti ka qenë 4 vjeç.
Kur erdhi fundi, u deklarua një marrëveshje që ishte mbyllur. Nuk është se ka ndonjë pendesë në këtë drejtim.
Por përsa i takon të gjitha vendimeve të ish-LSI-së, të gjitha kanë qenë në interes të integrimit të vendit, në gjykimin tonë” tha ai.