Policia e Kosovës i ka vënë prangat reperit të njohur Don Xhoni.
Xhonatan Isufi, i njohur si Don Xhgoni është kapur me armë zjarri. Ai është ndaluar nga Policia e Kosovës mbrëmë në autostradë.
Gjatë kontrollit në mjetin tip “BMW”, Don Xhonit i është gjetur një armë e llojit pistoletë, për të cilën nuk ka pasur leje, shkruan Insajder. Nuk dihet nëse ndaj reperit do të vendoset gjobë dhe do të lirohet apo do të mbahet në qeli.
Kjo pasi Don Xhoni është arrestuar edhe disa herë të tjera me armë zjarir, por është liruar brenda pak orëve duke paguar gjobën përkatëse. Hera e fundit që u prangos ishte vera që lamë pas.