Miliarderi Elon Musk ka postuar një video teksa po hynte në selinë e Twitter-it duke mbajtur ndër duar një lavaman.
Vajtja e tij në kompaninë e mediave sociale ka bërë që të spekulohet për fatin e blerjes së planifikuar.
Musk përballet me afatin e ditës së premte për ta përfunduar blerjen prej 44 miliardë dollarësh, të cilën e ka njoftuar muaj më parë
Duke ilustruar “kitchen sinking”, Musk ka shkuar drejt Twitter-it me lavamanin ndër duar për të nënkuptuar veprimet radikale që mund të ndërmarrë në kompani.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse ky është vërtet mesazhi që ai donte të përcillte.
Ka kohë që Musk ka thënë se faqja e mediave sociale ka nevojë për ndryshime të rëndësishme. Madje, ka pasur raportime se ai po planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës.
Kur ai ka zbuluar për herë të parë planet për të blerë Twitter-in, ka treguar se donte të pastronte llogaritë e padëshiruara në platformë dhe ta ruante atë si një vend për fjalën e lirë.
Por nuk e ka pranuar blerjen disa javë më vonë, duke përmendur shqetësimet se numri i llogarive të rreme në platformë ishte më i lartë se sa pretendonte Twitter-i.
Nga ana tjetër, drejtuesit e kompanisë i kanë mohuar akuzat, duke argumentuar se Musk-u donte ta prishte marrëveshjen sepse ishte i shqetësuar për çmimin.
Dhe padia e ngritur nga kompania për ta bërë atë përgjegjës, e detyroi t’i