-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte shpallur në kërkim për trafikim kanabisi, bie në “rrjetë” i riu nga Berati/ Emri

Kryesoret

Policia e Beratit ka arrestuar 35-vjeçarin Nertil Hoxha, i cili ishte shpallur në kërkim për trafikim lëndësh narkotike.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nisur dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e DVP Berat, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeta”, si rezultat i të cilit, në qytetin e Tiranës, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Nertil Hoxha, 35 vjeç, banues në Dimal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hoxha është dënuar nga gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me  14.11.2018, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi  në vitin 2016, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka tentuar të transportojë një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit