Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi paraditen e sotme me një dosje të kuqe në dorë ka ngjitur shkallët e SPAK-ut për të dorëzuar prova të reja për çështjen e inceneratorëve.
Përveç provave, deputetja e LSI-së pritet që pyetet nga prokurorët edhe informacionet që disponon për këtë dosje.
Ish-LSI dhe tashmë Partia e Lirisë vazhdon që të denoncojë këtë aferë që deri tani ka pas hekurave vetëm ish-ministrin Lefter Koka.
Pak muaj më parë, Kryemadhi zbuloi dhe dorëzoi evazionin fiskal masiv që ishte bërë me kompanitë.