-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush ishte mafiozi që vrau dy vëllezërit? Dosja e përgjimeve zbuloi shokun e killerit

Kryesoret

Shtatë vite burg është dënuar sot nga gjykata në Shkodër, Arsen Stojkun, i cili akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Astrit dhe Brahim Bilalit. Prokuroria kërkoi që Stojku të dënohet me 35 vite heqje lirie, gjykata e Shkodrës dha vetëm 7 vite.

Arsen Stojku ishte bashkëpunëtor i Ibrahim Licit, për të cilin është kërkuar ekstradimi nga Turqia për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilalin. Vendim është ankimuar në Gjykatën e Apelit nga Prokuroria e Shkallës së Parë Shkodër.

Dy të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali më 30 mars 2019, kanë mohuar lidhjen me ekzekutimin mafioz të ndodhur në Shkodër, por i fundosin përgjimet ambientale.

Arsen Stojku dhe Milsim Rama, 29 dhe 23 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës u arrestuan si të përfshirë në ngjarje, ndërsa i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve është edhe Ibrahim Lici.

Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim i dyshuar si autori kryesor për ekzekutimin e Endi Mustafës në Shkodër, është emër i njohur për policinë, është arrestuar në Turqi.

Ai ka qenë i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 30 mars të vitit 2019.

Në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës, ndërsa vetë Lici u shpall në kërkim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit