Janë zbardhur biseda të reja nga përgjimet e bëra autoritetet italiane dhe shqiptare ndaj 2 call centerave.
Në mënyrë çnjerëzore një nga punonjësit i kërkon para një klienti dhe pse ai i thotë se nuk kishte më dhe se mendonte të bënte vetëvrasje.
“Nuk kam më para, mendoj të bëj vetëvrasje”, i thotë në telefon një prej viktimave. Operatori i thotë: “Nuk më intereson nëse janë kursimet e tua të fundit nuk të më paguash për punën time.”
Një tjetër bisedë tregon rastin kur punonjësit e call-centerave të përfshirë në mashtrim I telefononin qytetarët duke u prezantuar si punonjës banke që do tu kalonin shuma të mëdha në llogari.
“Përshëndetje, unë jam operator i Bankës Qendrore Evropiane, po ju telefonoj për një kapital prej 48 mijë eurosh të bllokuar në emrin tuaj prej muajsh.” thotë operatori.
“Kam investuar vetëm 250 euro, ndoshta nuk jam unë e keni gabuar person.” i përgjigjet klienti.
“Kompania investuese ka vazhduar të investojë paratë e saj dhe për këtë ka një kapital në emër të saj prej 48 mijë eurosh. Do t’ju dërgoj me e-mail dokumentin ligjor të Agjencisë së të Ardhurave. Do t’ju telefonoj përsëri në mbrëmje”